top of page
Search

A janë burimet natyrore limit për rritjen ekonomike

  • Writer: alesia makaj
    alesia makaj
  • Jun 3, 2020
  • 2 min read

Updated: Jul 26, 2020

Fakti që burimet ,qofshin ato natyrore apo jo, janë të kufizuara dhe përballen me një sërë nevojash që nuk njohin limite, ngrihet dilema nëse kufizimi i burimeve natyrore do të sjellë kufizime në progresin e perfomancës së rritjes ekonomike. Në mënyrë të padiskutimtë, nisur dhe nga natyra e shkencës së ekonomisë si shkencë që studion rrallësinë, ekzistojnë dy qasje mendimesh ekonomike, ekonomistët që mendojnë se kufizimi i burimeve natyrore e limiton rritjen dhe pala tjetër që kundërshton.


Argumenti kryesor që bën të mendosh se kufizimi i burimeve natyrore është limit për rritjen mbështetet mbi faktin që oferta për burime të papërtëritshme është fikse dhe ndërkohë që me rritjen e popullsisë botërore (rreth 8 miliardë banorë) kërkesa për konsum dhe si pasojë për prodhim rriten progresivisht në mënyrë gjeometrike. Kjo do të thotë që ndërkohë që popullsia rritet, burimet natyrore shterojnë dhe eventualisht do të çojnë në një situatë pamjaftueshmërie. Kjo dukuri sikurse është e njohur shpjegohet më së miri nga Maltus, ekonomist klasik që “parashikonte” perfomancë negative të ekonomisë me rritjen e palimituar të popullsisë.


Ndërsa në anën tjetër kemi faktin që pavarësisht kufizueshmërisë së burimeve, njeriu ka shfrytëzuar potencialet e tij inovative për të përballuar këtë presion. Përmirësimi teknologjik ka rezultuar një mënyrë e suksesshme për të përballuar rrallësinë e burimeve. Përdorimi më eficient i burimeve shihet në makinat moderne që kërkojnë më pak karburant, sistemet ngrohës të cilët e përdorin energjinë në mënyrë me efikase, duke shpenzuar më pak dhe ekonomia qarkulluese bën që burimet e papërtëritshme të jenë vazhdimisht pjesë e ciklit.


Megjithatë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik progresi teknologjik nuk mjafton. Duhen mbajtur në konsideratë mekanizma të tjerë si përmirësimi i kapitalit jomaterial (si edukimi, shteti i së drejtës, vlera e institucioneve dhe qeverisja efektive) dhe kufizimi i elitave politike, fuqia politike e të cilave dëmton zhvillimin e ekonomisë. Më shumë se nga kapaciteti i kufizuar i burimeve, rritja mund të limitohet nga përkeqësimi i institucioneve dhe fuqia e elitave.


Alesia Makaj.



 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

Latvia

Subscribe Form

Thanks for submitting!

©2020 by Qasjet e Alesias. Proudly created with Wix.com

bottom of page