GenZ, brezi i sotëm
- alesia makaj
- Sep 21, 2020
- 1 min read
Duke qenë se shpesh apo gjithnjë dëgjojmë të shahet brezi i sotëm i të rinjve vendosa të bëj një përshkrim të shkurtër se kush është ky brezi më i ri. Po i lë jashtë mijëvjeçarët se dua të merrem me gjeneratën Z, GenZ ose shpesh iGen!
Termi gjenerata Z iu referohet të gjithë atyrë që kanë lindur nga viti 1996-2010. Ky brez është rritur në kohën e medias sociale, të teknologjisë së fundit dhe internetit dhe janë tech-savvy të vërtetë ndaj shpesh akuzohen si të varur nga teknologjia. Ata shpenzojnë në internet aq kohë sa shpenzojnë gjeneratat më të vjetra për të parë TV. Mënyra më e mirë e komunikimit? Media sociale dhe mesazhe të lutem!
Ata e konsiderojnë vetën si brezi më mendjehapur, pa paragjykime. Duhet të kemi këtu parasysh se ky brez është mbështetës i madh i kauzave sociale me karakter lokal apo dhe ndërkombëtar, si lëvizjet feminist, lëvizje për të mbrojtjen e të drejtave humane, lëvizje për ngrohjen globale, levizje anti-raciste. Mund të përmendin këtu rastin më përfaqësues Greta Thunberg, apo nëse i referohemi vendit tonë kujtoj se protesta më e madhe kundër përdhunimeve të vajzave u krijua online nga një gjimnaziste, tipike genZ.
Ndaj para se të më shani brezin, mësoni të prisni në rradhë.
Коментарі